Driola dhe Floriani kanë ardhur në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare për një çështje delikate dhe shumë intime. Floriani dhe Driola kanë pasur dikur një lidhje së bashku, pasi u ndanë, Driola u lidh me një burrë tjetër. Pas një kohe të ndarë, ajo e telefonon Florianin dhe e fton tek shtëpia, ku ai rri dy net, fle me të dhe më pas largohet. Një muaj më vonë, Driola e merr në telefon dhe i thotë që është shtatzënë. Ky lajm e gëzoi në fillim Florianin, por pas 6 muajsh ajo i thotë që nuk është fëmija jot.

Tani edhe pse djali është bërë 8 vjeç, Driola ka ndryshuar mendim dhe shprehet se Floriani është babai biologjik. Floriani nuk e pranon dhe nuk e beson një gjë të tillë, sepse thotë që para se të kishte marrëdhënie me të, ajo ka fjetur dhe me një person tjetër. Duke bërë llogaritë e muajve kur kanë fjetur bashkë, ai thotë se në muajin Gusht kur lindi djali duhet të ishte 8 muajsh dhe jo 9 muajsh. Kjo gjë e bën të dyshojë që djali nuk është fëmija i tij.

Floriani: Pas 6 muajsh më tha bëra shaka, nuk është joti.

Eni Çobani: Po pastaj çfarë ndodhi?

Floriani: Më pas i them Driola, është i imi apo i ndonjë tjetri? Më tha bëra shaka, pas ca ditësh më thotë që nuk është i yti edhe unë e fjeta mendjen. Fillova i numërova me gishta, muajin që vajta dhe muajin që lindte. Mua llogaria më doli një muaj përpara.

Driola: Ti i ke numëruar fiks, lapsit i ke rënë. Ti je mësuar me dele o budalla, nuk je mësuar me fëmijë.

Floriani: Më erdhi gjynah dhe kur ka lindur zonja i kam shkuar në spital. Kam takuar të ëmën dhe më tha të të rrojë.

Driola: Po ti e bëre, nuk e bëri Edi Rama. Ti qenke budalla nga mendja, qenke shkalluar.

Floriani: S’kam shkalluar akoma nga trutë, jam në rregull. Vajta në maternitet e i them i imi është? Më tha i yti pak, tundi kokën dhe nuk foli më. Marr të ëmën dhe shkoj tek doktori dhe i them doktorit, 8 muajsh, rron ky fëmijë, jo tha fëmija është 9 muajsh.

Sipas tij fëmija duhet të lindte në Shtator jo në Gusht sepse ai ka fjetur me të në 22 Dhjetor.

Driola: Unë zonja Eni e bëra fëmijën me operacion sepse ishte mbrapsht, nuk e kam fajin unë, e ka fajin ai që vjen fle me mua e thotë nuk është i imi. Ai më ka goditur, më ka rrahur kur bashkëjetoi me mua. Mos ma lodh gojën kot sepse je xheloz, xhelozia nuk të mban në krevat, ti dhe babain tim ma ke bërë dashnor. Dhe babai im që ka hyrë më ka takuar në shtëpi, ti më ke thënë se ka hyrë dashnori. Me babain fjeta unë mo? Pse me 100 burra fle unë? /tvklan.al