Çarja e ujëmbledhësit të ujërave të zeza e cila përmban fosfat dhe azot rrezikon të përmbysë zonën

Florida ka shpallur gjendjen e emergjencës pas çarjes së ujëmbledhësit të ujërave të ndotura me kimikate.

Më shumë se 300 shtëpi pranë Gjirit Tampa janë evakuuar dhe një autostradë pranë rezervuarit Piney Point është mbyllur dhe mbi 340 të burgosur janë zhvendosur nga burgu afër zonës.

Sipas autoriteteve, baseni lokal i ujërave të zeza pësoi çarje që në muajin e kaluar por situata tanimë është bërë serioze sa Florida rrezikon të përballet me një nga katastrofat më të mëdhaja të ndotjes. Uji përmban nivele të larta fosfori dhe azoti.

Përpjekjet për të riparuar rrjedhjen për t’a mbyllur çarjen me gurë dhe materiale të tjera, ishin të pasuksesshme. Shpallja e një gjendje të jashtëzakonshme lejoi fondet të lirohen për të dërguar më shumë pompa dhe vinça në zonë.

Grupi kombëtar i ruajtjes, Qendra për Diversitetin Biologjik lëshoi ​​gjithashtu një deklaratë duke kërkuar që Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit të SHBA-së të ndërhynte. Ambientalistët thonë se sasia e lartë e azotit në ujë, që vjen si pasojë e vendndodhjes pranë një fabrike të vjetër të fosfatit dhe mund të rezultojë vdekjeprurëse për peshqit e zonës.

Nga rezervuari po shkarkohen mbi 80 mijë litra ujë për minutë por autoritetet paralajmërojnë se baseni ka kapacitetin të lëshojë mbi 120 milionë litra brenda disa minutave.

Pellgu përmban sasi të vogla të radiumit dhe uraniumit që ndodhin natyrshëm. Pronari i Piney Point, HRK Holdings, bleu zonën pasi u braktis nga korporata Mulberry, e cila operonte fabrikën e fosfatit për më shumë se 40 vjet. Që nga viti 2003 muret e rezervuarit u shkatërruan. 

Klan News