Mijëra qytetarë kanë qëndruar për disa orë në trafik

Mijëra pushues që kishin zgjedhur të kalonin pushimet në plazhet e jugut iu është dashur sot të kalojnë orë të tëra të bllokuar në rrugë.

Këto pamje vijnë nga Qafa e Llogarasë ku për shkak të fluksit të madh qindra makina kanë qëndruar për një kohë të gjatë në trafik. 

Situata ka zgjatur për disa orë, ndërsa qytetarët kanë qëndruar në makina në zhegun e vapës së kësaj të shtune kur termometri kapte deri në 40 gradë.

Trafik ka patur edhe në dalje të qytetit të Vlorës, për shkak të numrit të madh të automjeteve që shkonin në drejtim të Orikumit dhe mandej në plazhet e jugut.

Tv Klan