Shqiptarët kthehen pas pushimeve, radhë në kufi

Kthimi i emigrantëve në Greqi nga pika doganore e Kapshticës po shoqërohet me fluks dhe radhë të gjata mjetesh.

Dhjetëra udhëtarë kanë pritur në radhë për të kaluar në anën tjetër të kufirit, për shkak të procedurave të zgjatura nga pala greke. 

Pritja ka shqetësuar qytetarët të cilët shprehen të rrituar.

Por ka nga ata që në këtë periudhë e quajnë si normale vonesën për shkak të fluksit.

Për të menaxhuar situatën, pala shqiptare po punon me 5 sportele në dalje, ndërsa policia kufitare greke ka hapur vetëm 2 sportele në hyrje, çfarë krijon vonesa në procedura.

Gjatë 24 orëve të fundit mbi 5800 emigrantë kanë dalë nga pika doganore e Kapshticës dhe 4100 kanë hyrë në territorin tonë.

Tv Klan