Mjekët: Simptomat më të shumta kollë dhe temperaturë e lartë

Luhatja e temperaturave gjatë kësaj periudhe dhe virozat kanë shtuar vizitat tek mjeku pediatër. Rrufë, temperaturë e lartë apo dhimbje veshi janë vetëm disa nga simptomat që specialistët ndeshin tek të vegjlit.

‘Luhatjet e temperaturave kanë bërë në fakt që këto ditë dhe këtë periudhë kohe ne të kemi aktivizim të virozave dhe shfaqje të tyre që vijnë me simptoma që janë temperaturë, dhimbje trupi, lodhje, kollë, rrufë, dhimbje veshi, një temperaturë që shkon edhe gjashtë apo shtatë ditë. Ne kemi pasur raste që kanë shkuar gjatë. Temperatura që kanë qenë të larta shumë në ditët e para, edhe pastaj ka qenë e vështirë dominimi i tyre nga antipiritikët, dhe raste pastaj që kanë kaluar nga situatë virale në bakteriale dhe janë komplikuar qoftë në tokside purolente, apo qoftë në bronkshite, po më pak bronkoplomunik po jo se nuk kanë qenë prezente’.

Këto probleme shëndetësore sipas specialistëve ndeshen nga më të vegjlit dhe deri tek adoleshentët.

‘Mund të them se janë të gjithë pak a shumë, e gjithë mosha pediatrike e prekur, pra që nga bebet e vogëla, çerdhet, kopshtet, fëmijët e shkollave, adoleshentët, ato që paraqiten te ne’.

Specialistët rekomandojnë që prindërit t’i dërgojnë fëmijet tek qendrat shëndetësore për vizitë dhe mos të neglizhojnë asnjë simptomë të shëndetit, në mënyrë që situata të mos përkeqësohet.

Klan News