Fluks fëmijësh në qendrat shëndetësore


Fluks fëmijësh në qendrat shëndetësore

13:20 16/11/2023

Mjekët: Rreth 50 fëmijë në ditë vijnë me temperaturë të lartë e viroza

Vetëm në një Qendër Shëndetësore në kryeqytet gjatë ditëve të fundit paraqiten tek mjeku pediatër për ndihmë rreth 50 fëmijë në ditë me viroza të ndryshme.

“Këto ditë jemi në një situatë me numër shumë të rritur të vizitave të rasteve të fëmijëvë që paraqiten tek ne. Thuajse gjithë grupmoshat mund të them çerdhet, kopshtet, shkollat kontaktet që kanë me njëri-tjetrin. Të rriturit edhe tek ata vërejmë që të ketë shtim të rasteve dhe të virozave. Ne kemi shkuar deri ne 50 vizita në ditë të caktuara, por nuk zbresim kurrë nën 30 ose 35 vizita në ditë që bëhen nga një mjek në qendër. Është një numër relativisht e lartë, një shumë që çdo ditë ka të njëjtin fluks.”

Sipas pediatres disa nga simptomat kryesore të të vegjëlve janë temperatura e lartë, problemet në rrugët e frymëmarrjes, por dhe simptoma të tjera shqetësuese.

“Fëmijë që vijnë tek ne me temperatura shumë të larta, shumë rezistente të vështira për tu dominuar. Pjesa më e madhe nga një situatë virale kthehet në një situatë bakteriale. Problem me rrugët e sipërme respiratore, laringite  duke qenë se jemi në një periudhë që ka sezonin e tyre, lagështira, ndryshimi i temperaturave janë shumë shkaqe që influencojnë infeksione të rrugëve të poshtme respiratore. Po ndeshemi shumë me fëmijë të vegjël këto ditë që kën kollë sekrecione që në shumicën e rasteve bëjnë edhe bronkolite. Madje shumë prej tyre mund të duhet të shtrohen në spital.”

Specialistet shprehen se prindërit duhe të tregohën të kujdesshëm kur evidentojnë simptoma të ndryshme tek femijet dhe nuk duhet t’i dërgojnë në kopshte apo shkollë, pasi rrezikojnë edhe bashkëmoshatarët e tyre.

Klan News










Të ngjashme