23 mijë qytetarë dhe 5 mijë makina hynë në dy javët e Gushtit

Muaji Gusht e ka gjetur Portin e Vlorës me një fluks të lartë të hyrje-daljeve. 23 mijë persona dhe mbi 5 mijë mjete kanë hyrë në Shqipëri nga ky port nga data 1 deri në 15 Gusht, duke shënuar shifra më të larta të viteve të fundit. Ndërsa kanë dalë 8645 persona.

Festim Skendaj, Shefi i përpunimit të trageteve: Sivjet nëse do e krahasonim me vitet e kaluara kemi një rritje të hyrjeve dhe daljeve. Vetëm në fundjavë kanë hyrë 5058 qytetarë, ndërkohë sot kanë mbërritur 1020 pasagjerë.

Autoritetet presin që numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që hyjnë nga ky port të kalojë edhe parashikimet për  44 mijë shtetas.

Zyrtarët e portit  konfirmojnë se ka pasur shumë të turistë të huaj, mes të cilëve kanë mbizotëruar shtetasit Italian.  Fluksi në hyrje-dalje pritet të vijojë edhe gjate 2 javëve të mbetura të Gushtit.

Tv Klan