Mijëra persona kthehen në Itali pas pushimeve

Jemi në ditët e fundit të muajit gusht dhe bashkë me fluksin e lartë të pasagjerëve që lënë vendin pas pushimeve, nuk ndalen as hyrjet për në Shqipëri.

Sipas Autoritetit Portual Durrës nga data 24 deri më 27 gusht kanë hyrë në Shqipëri 4,413 pasagjerë ndërsa kanë dalë 33,587 mijë të tjerë.

Këtë sezon turistik porti i Durrësit u gjallërua si asnjëherë më parë edhe nga turistët e shumtë të huaj.

Numri i lartë i pasagjerëve është shoqëruar edhe nga një fluks i shtuar automjetesh në hyrje dhe dalje.

Tv Klan