Emigrantët shqiptarë kthehen në Greqi pas pushimeve

Pika kufitare e Kapshticës po përballet me fluks dhe radhë të gjata mjetesh. Radhët e gjata janë krijuar për shkak të numrit të lartë të emigrantëve shqiptarë në Greqi, të cilët gjatë verës kaluan pushimet me familjet e tyre.

Dhjetëra udhëtarë kanë pritur në radhë për të kaluar në anën tjetër të kufirit, për shkak të procedurave të zgjatura nga pala greke.

Për të menaxhuar situatën pala shqiptare po punon me 5 sportele në dalje ndërsa policia kufitare greke ka hapur vetëm 2 sportele në hyrje, çfare krijon vonesa ne procedura.

Qytetarët shqiptarë të cilët qëndojnë në pritje për të kaluar kufirin, kanë shprehur mirëkuptim me punonjësit e doganës

“Po punojnë shumë mirë dogana shqiptare, nuk kemi me shumë se gjysmë ore këtu që po presim. Janë me rritme të shpejta, po punojnë.”

“Po për ditën e sotme, normale, se ka fluks.”  

Gjatë 24 orëve të fundit mbi 5 800 emigrantë kanë dalë nga pika doganore e Kapshticës dhe 4 100 kanë hyrë në territorin tonë.

Klan News