Fluks i pazakontë në pikën kufitare të Morinit

Fluks i pazakontë në pikën kufitare të Morinit

15:25 21/07/2019

Autoritetet po aplikojnë procedurë të përshpejtuar

Sezoni turistik është në kulmin e tij. Pika kufitare e Morinit është përballur mëngjesin e së dielës me një fluks të pazakontë, ku në pak orë kanë kaluar 4 mijë mjete dhe 70 autobusë. Shumica e tyre thonë që do të qëndrojë të paktën një javë në vendin tonë.

Destinacioni i këtyre qytetarëve, kryesisht kosovarë, është bregdeti shqiptar nga Velipoja deri në Ksamil.

Për të shmangur radhët e gjata në kufi policia ka shmangur kontrollet duke operuar me procedurë të përshpejtuar.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT