Lëvizje e madhe automjetesh në Rrugën e Kombit
Fluks i lartë i qytetarëve nga Kosova që i drejtohen Shqipërisë për të kaluar fundjavën pranë bregdetit.
Siç shihet edhe nga pamjet numri i automjeteve përgjatë Rrugës së Kombit ka qenë tepër i madh në këto ditë të fundit të Gushtit.
Për shkak të temperaturave të favorshme për plazh, edhe në ditët në vijim pritet të ketë dyndje të shqiptarëve të Kosovës drejt vendit tonë për pushime.
Sipas të dhënave nga pika kufitare e Morinës, vetëm gjatë së Shtunës kanë hyrë në vendin tonë rreth 36 mijë qytetarë nga Kosova dhe mbi 10 mijë automjete.
Për të shmangur radhët dhe vonesat, në doganën e Morinës policia operon për kalimin e udhëtarëve me procedurë të përshpejtuar, bazuar në marrëveshjen e dy qeverive pak muaj më parë.
Tv Klan