Fundjava shënon rritje të numrit të qytetarëve që udhëtojnë drejt Greqisë

Fluks mjetesh në drejtim të Greqisë. Fundjava ka shënuar rritje të numrit të qytetarëve që udhëtojnë drejt Greqisë nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës.

Fluksi i udhëtarëve po përballohet pa vonesa nga pala shqiptare e cila ka hapur 7 sportele në hyrje dhe dalje, ndërsa dogana greke po punon me një sportel në hyrje.

Reduktimi i sporteleve nga fqinjët, por edhe procedura e rapid testit për ata që udhëtojnë drejt Greqisë ka mbingarkuar tokën neutrale ku dhjetëra mjete presin në radhë.

Autoritetet e kufirit dhe Migracionit i kanë kërkuar policisë greke të shtojë sportelet dhe personelin për të evituar radhët dhe pritjet në kufi.

Klan News