Pika kufitare e Morinës në Kukës u përball me një fluks të pazakontë orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.

Mbi 21 mijë qytetarë nga Kosova kanë hyrë gjatë 24 orëve të fundit në territorin shqiptar, shumica prej tyre për të pushuar në plazhet tona.

Gjendur në këto kushte, Policia Kufitare për të shmangur ngarkesën i kalon mjetet pa kontroll të imtësishëm duke mbajtur shënim vetëm targën e makinës. Qytetarët nga Kosova kësaj radhe vijnë për të kaluar pushime të gjata dhe jo thjesht një fundjavë në Shqipëri.

Pritet që edhe ditët në vijim të ketë fluks në këtë pikë kufitare për shkak se sezoni turistik është kulmin e tij dhe plazhet e Shëngjinit, Velipojës janë të preferuarit e kosovarëve.

Tv Klan