INSTAT: Kanë hyrë 365 mijë turistë të huaj, 22.3% më shumë se në Tetorin e 2021

365.227 shtetas të huaj kanë hyrë në territorin e Shqipërisë për muajin Tetor. Shifrat e publikuara nga INSTAT tregojnë se turizmi në vend vijon edhe gjatë muajve të vjeshtës duke mos u mbyllur në Gusht.

Sipas publikimit të INSTAT të huajt kanë vijuar të vizitojnë Shqipërinë masivisht edhe gjatë  Tetorit,  ose 22.3 %  shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Rritjen më të madhe e kanë shënuar shtetasit nga Spanja dhe Aglia, ndërsa arsyet kryesore që të huajt kanë vizituar vendin tonë janë turistike dhe mjekësore.

Vetëm në 10 muajt e parë të këtij viti, në Shqipëri kanë hyrë afërsisht 6.8 milionë shtetas të huaj.  Sezoni turistik në vend mbyllet në mesin e muajit nëntor, sipas agjencive turistike edhe ky muaj pritet të shënojë një rritje të turistëve të huaj në vend në krahasim me vitin e shkuar.

Veç hyrjeve të turistëve të huaj, edhe numri i shqiptarëve që ka dal jashtë territorit të vendit është rritur ndjeshëm. Sipas INSTAT gjatë muajit Tetor janë 393 mijë shqiptarë që kanë dal jashtë vendit, duke pësuar një rritje me 26,3 % krahasuar me Tetor 2021. Ndërkohë që vetëm gjatë festive të Nëntorit mijëra shqiptarë do udhëtojnë jashtë, madje duke regjistruar dhe një rritje me 40% në krahasim me vitin e shkuar.

Klan News