Është dyfishuar numri i sporteleve në Portin e Durrësit. Fundi i Korrikut ka shtuar numrin e udhëtarëve që hyjnë në vendin tonë, nëpërmjet kësaj pike kufitare. Përgjatë 48 orëve të fundit, nga ky port kanë hyrë mbi 19 mijë pasagjerë, si dhe 7100 automjete.

Në punë për transportimin e udhëtarëve janë 18 tragete. Për të përballuar fluksin në rritje Policia e Kufirit, Dogana, si dhe Kapiteneria e Portit Detar, po punojnë me kapacitet të plotë. Numri i sporteleve për kontrollin e dokumentacionit është dyfishuar.

Kurse kompanitë e lundrimit shtojnë udhëtimet e trageteve, për t’iu përgjigjur kërkesës së qytetarëve. Krahas emigrantëve shqiptarë, të cilët pushimet verore i kalojnë në vendin e tyre, ka edhe turistë të huaj, të cilët hyjnë në vendin tonë, nëpërmjet portit të Durrësit.

Tv Klan