Të shumtë të huajt që vijnë për turizëm

Gushti ka shtuar numrin e udhëtarëve që hyjnë në vendin tonë nëpërmjet portit të Durrësit. 7800 persona  si dhe 3700 automjete kanë mbërritur më 6 tragete orët e fundit.

Ato ishin nisur nga portet e Barit dhe Ankonës duke sjellë një dyndje. Shumë prej tyre janë emigrantë të cilët kthehen në atdhe për pushimet e verës. Mes tyre ka edhe turistë të huaj, të cilët vizitojnë vendin tonë.

Në ditët në vijm kompanitë e trageteve flasin për një numër më të madh udhëtarësh. Për të përballuar fluksin, policia e kufirit punon me kapacitet të plotë. Kurse kompanitë kanë dyfishuar udhëtimet.

Nëpërmjet Portit të Durrësit, gjatë muajit Korrik kanë hyrë mbi 110 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj, me rreth 25 mijë mjete.

Tv Klan