Mjekja: Ulja e temperaturave rëndon komplikacionet

Ulja e temperaturave ka rënduar situatën me virozat tek fëmijët këtë javë. Vetëm në urgjencën pediatrike të Tiranës përgjatë fundjavës paraqiten deri në 350 fëmijë në ditë. Fluks të shtuar pacientësh të vegjël ka edhe në qendrat shëndetësore.

“Janë mbi 40 vizita ne ditë, këto raste kanë ardhur në rritje sidomos pas ditëve të pushimit.”

Fëmijët paraqiten kryesisht të ngarkuar me infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes si dhe me probleme pulmonare.

“Me kollë, me sekrecione, temperaturë, që ka qenë karakteristike një herë në 24 orë, po prej disa ditësh që me kalimin e kohës nëse nuk kanë marrë mjekimin e duhur, mund të ketë kaluar në bronshit apo bronkopneunomi.”

Grupmosha e çerdheve është më e prekura.

“Më shumë kanë ardhur fëmijë nën 3 vjeç, shpeshtësia e sëmundjes është më e lartë, më pak fëmijë 3-6 vjeç e shumë më radhë ato mbi 6 vjeç.”

Mjekët rekomandojnë shmangien e ambienteve me shumë njerëz, shoqëruar me një dietë të pasur ushimore.

Tv Klan