Fluks vizitorësh në parkun e Divjakës



Fluks vizitorësh në parkun e Divjakës

22:10 09/05/2021

Fluks vizitorësh këtë të diel në Divjakë. Moti me erë i mbajti larg ujit të detit qytetarët. Por ata zgjodhën të pushonin në parkun kombëtar.

Janë kryesisht vizitorë nga zona përreth, por kanë ardhur edhe nga qytete të tjera. Ata zgjedhin të bëjnë shëtitjen me varka ndërsa destinacion i preferuar është edhe kulla 360 gradë. Vizitorët kanë mundësi të bëjnë foto të bukura për t’i patur kujtim nga ky park.

Parku kombëtar i Divjakës shtrihet paralelisht me vijën bregdetare. Qytetarë të shumtë e kanë zgjedhur si destinacion turistik kohët e fundit edhe për shkak të përmirësimit të situatës së pandemisë dhe uljes së ndjeshme të rasteve të infektimeve.

Klan News







Të ngjashme