Për shkak të fluksit të lartë të automjeteve në aksin rrugor drejt Malit të Tomorit, Policia Rrugore u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.  

Gjithashtu policia u bën thirrje shoferëve që kanë parkuar mjetet pranë Teqes, të afrohen pranë makinave pasi ka fluks të madh të automjeteve dhe parkimet fillestare do të ndryshojnë për të bërë të mundur qarkullimin  e automjeteve që janë në ngjitje.

Gjithashtu drejtuesit të cilët parkojnë mjetin dhe largohen të vendosin numrin e tyre të celularit në xhamin e mjetit në mënyrë që të telefonohen kur duhet të lëvizin mjetet. /tvklan.al