Fluksi në Pediatri, reagon Ministria

Fluksi në Pediatri, reagon Ministria

18:21 03/09/2019

Manastirliu: Hapim 3 qendra shëndetësore 24 orëshe

Fluksi i pacienteve të vegjël në urgjencën e pediatrisë në qendrën spitalore universitare “Nëne Tereza” ka detyruar ministrinë e Shëndetësisë, të hapë shërbim urgjencë 24 orësh në tre qendra shëndetësore.

Ogerta Manastirliu ministre e Shëndetësisë: Qendra Shëndetësore nr. 7 në Laprakë, Qendra Shëndetësore nr. 8 në zonën e ish-bllokut dhe Qendra Shëndetësore nr. 10 në zonën e Oxhakut kthehen me shërbim 24 orë për urgjencat pediatrike. Janë marrë masa që të 3 qendrat shëndetësore të kenë mjediset ku do të kryhen vizitat dhe asistohen fëmijët e sëmurë edhe për serume dhe janë pajisur me barna apo materiale mjekësore.

3 shërbimet e urgjencës ne poliklinika do te jene funksionale për një periudhe te pacaktuar, ndërsa do te asistohen me mjeke te specializuar urgjence.

Gjatë ditëve të fundit në shërbimin e Urgjencës Pediatrike janë paraqitur rreth 1200 pacientë.

Tv Klan

Të ngjashme