Arrin suksesin 2-1 Boca Juniors, në kohën shtesë

Klubi brazilian Fluminense fitoi Kupën e parë Libertadores në historinë e saj duke mundur Boca Juniors 2-1, pas kohës shtesë, në finalen e luajtur në Maracanà.

Heroi i ndeshjes ishte 21-vjeçari, John Kennedy, i dërguar në fushë nga trajneri Fernando Diniz në minutën e 80, kur ndeshja ishte me rezultatin 1-1. Situatë e tensionuar për teknikun, pasi ku lojtar u ndëshkua me të vertë vetëm 9 minuta pasi u fut në fushë.

Ndeshja kaloi në shtesa dhe në minutën e 99 ai shënoi golin vendimtar, pas të cilit u përjashtua me karton të dytë të verdhë.

Lojtari nga shteti i Minas shënoi në të gjitha raundet kualifikuese të këtij sezoni të Libertadores.

Me suksesin e Fluminese, është viti i pestë radhazi që një ekip brazilian fiton Libertadores.

Gjithashtu, ish-lojtari i Juves dhe Fiorentinas, Felipe Melo fiton Libertadores për herë të tretë në pesë vitet e fundit ndërsa ish-lojtari i Real Madridit Marcelo shton titullin e kampionit të klubit të Amerikës së Jugut në 25 trofetë e tij të fituar me klubin spanjoll.

Tv Klan