Fluturime Prishtinë-Beograd, Rama: Paqja nuk fitohet me mjetet e luftës


Fluturime Prishtinë-Beograd, Rama: Paqja nuk fitohet me mjetet e luftës

18:57 20/01/2020

Kryeministri Edi Rama përshëndeti marrëveshjen e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës që nënshkroi të hënën në Berlin me kompaninë gjermane Lutfhansa, për të hapur linjën ajrore Prishtinë–Beograd.

Rama citon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili thotë se ky vendim është “një hap i rëndësishëm për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor”.

Duke përmendur edhe Ramush Haradinajn, Rama thotë se bëri mirë që e përshëndeti këtë hap.

“Paqja është tejet e vështirë, por në asnjë rast ajo nuk fitohet me mjetet e luftës dhe popullariteti i përkohshëm që sjellin nganjëherë ato mjete, nuk i sjell asnjë hajër popullit e vendit”, shkruan Rama.

/tvklan.al

Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi