“Fluturimi i ferrit”, tmerrohen pasagjerët në aeroplan (Video)

“Fluturimi i ferrit”, tmerrohen pasagjerët në aeroplan (Video)

17:37 14/02/2019

Pesë persona pësuan lëndime për shkak të turbulencave të forta në ajër gjatë fluturimit nga Uashingtoni në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tre prej personave të lënduar u dërguan në spital për kontroll mjekësor. Brenda aeroplanit ishte një rrëmujë e vërtetë. Sende dhe valixhe të rrëzuara përtokë për shkak të turbulencave.

Pasagjerët thonë se ekuipazhi i avionit e menaxhoi me kujdes dhe në mënyrë perfekte situatën e krijuar. Madje ata falenderuan pilotët dhe ekuipazhin që e përballuan me profesionalizëm dhe realizuan me sukses një ulje të detyruar.

“Kam udhëtuar shumë herë vitin e kaluar dhe gjatë këtij viti, por ky fluturim ishte më i keqi që kam përjetuar. Falenderoj kompaninë që dha më të mirën në këtë situatë të tmerrshme”,

tha një pasagjer në një postim në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, kompania ajrore “Delta flight” u ka kërkuar ndjesë udhëtarëve për këtë përvojë të keqe.

/tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi