“Rritja 4.8%. Ndikuan konsumi, turizmi dhe ndërtimi”

Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se ekonomia shqiptare i tejkaloi pritshmëritë në vitin 2022.

Në deklaratën finale të një misioni të FMN-së që vizitoi vendin tonë thuhet se ekonomia u rrit me 4.8% e mbështetur nga kërkesa e fortë konsumatore, flukset hyrëse të turizmit dhe aktiviteti i ndërtimit.

Ndërsa këtë vit llogaritet që rritja ekonomike të jetë rreth 3%. Inflacioni shihet në rënie, por ende mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë.

FMN thotë se rritja e buxhetit për pagat e sektorit publik duhet shoqëruar me masa domethënëse për të ardhurat dhe përfitime në efikasitetin e sektorit publik dhe të mos rrezikojë objektivat afatmesme të konsolidimit fiskal.

Tv Klan