FMN ka publikuar dy raporte për Shqipërinë. Njëra ka të bëjë me ndërhyrjen në tregun valutor dhe zhvlerësimin e monedhave të huaja, ndërsa raporti tjetër ka të bëjë me bankat, se sa të mbrojtura janë përballë goditjeve. FMN sugjeron se politika monetare duket të jetë një mjet i përshtatshëm për të zbutur goditjet e kursit të këmbimit nga fluksi turistik.
Në një dokument të fundit, Fondi Monetar Ndërkombëtar e cilëson Shqipërinë si një ekonomi të vogël të hapur të tregut, në zhvillim, me një regjim të lirë të kursit të këmbimit, i cili ka në shënjestër mbajtjen nën kontroll të inflacionit.
Si rezultat i performancës së fortë makroekonomike dhe bumit turistik, leku ka qenë në një prirje të qëndrueshme mbiçmimi ndaj euros. Sipas raportiti të FMN, për të frenuar presionet mbiçmuese të lekut, Banka Qëndrore ka ndërhyrë në tregun valutor, ku madhësia e ndërhyrjeve gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2024 arriti në 2.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të vitit 2023, pothuajse sa trefishi i shumës së së njëjtës periudhë të vitit 2023.
Fondi Monetar Ndërkombëtar i sugjeron Shqipërisë që për të stabilizuar kursin e këmbimit dhe mbajtjen nën kontroll të inflacionit, Banka e Shqipërisë të mos mbështetet vetëm në ndërhyrjet në tregun valutor, por të luhet me politikën e normave të interesit.
Sipas FMN-së, përqindja e kredive të pambrojtura nga kursi i këmbimit kanë rënë nga 50% e totalit të kredive që ishte në 2014, në rreth 25% në 2024. Pavarësisht kësaj rënie, FMN thekson se sektori i pasurive të paluajtshme vazhdon të paraqesë rrezik, duke bërë thirrje edhe një herë për frenimin e kredive që jepen për pasuri të paluatshme. Ky sektor përbënte dy të tretat e huave të pambrojtura nga kursi i këmbimit në 2024. FMN shprehet nga ana tjetër se politika monetare mund të mbështesë një kthim të qëndrueshëm të inflacionit në objektiv, pa qenë e nevojshme ndërhyrja në tregun valutor.
Një tjetër raport i FMN për Shqipërinë është për sistemin banker dhe sa të mbrojtura janë ato nga rreziqet.
Në dokument theksohet se sektori bankar ka pësuar një transformim të rëndësishëm, falë performancës ekonomike dhe reforma të shëndosha financiare, megjithatë, ka ende problematika. Sipas raportit janë gjetur dodesi të rëndësishme lidhur me ekspozimet ndaj huamarrësve të mëdhenj dhe borxhit sovran, të cilat mund të krijojnë rreziqe për sektorin bankar.
Klan News