Në një artikull të postuar nga e përditshmja britanike “Daily Mail”, thuhet se Fondi monetar Ndërkombëtar (FMN) ka paralajmëruar se borxhet e Greqisë janë në një rrugë “shpërthyese” që mund ta zhytë Eurozonën në krizë edhe nëse zbaton reformat ekonomike e premtuara.

Me gjithë vitet e kursimit, ekonomia e vendit nuk po rritet me shpejtësi të mjaftueshme dhe borxhet e saj të mëdha kërcënojnë të destabilizojnë Eurozonën përsëri në të ardhmen.

Parashikimi ka shkaktuar një luftë të hidhur fjalësh mes partnerëve të FMN-së dhe të Eurozonës, të cilët insistojnë se shqyrtimi është çuditërisht pesimist.

 FMN-ja pretendon se borxhi kombëtar i Greqisë, që për momentin ndikon në 180 % të GDP-së së saj, është “i paqëndrueshëm” dhe financuesit e saj janë gjithnjë të gatshëm për të ofruar shpëtimin në  të holla.

Në një raport, të nxjerrë në fund të janarit, thuhet se GDP do të bjerë dalëngadalë në 160 % deri në vitin 2030, pastaj do rritet në një ”rrugë shpërthyese “ në 275 % deri në vitin 2060./tvklan.al