Sejko: Treguesit kryesorë ekonomikë janë drejt përmirësimit
Banka e Shqipërisë vlerëson se ekonomia shqiptare vazhdon të përballet me pasojat e pandemisë së Covid, por pavarësisht kësaj treguesit kryesorë ekonomikë janë drejt përmirësimit.
Gjatë takimeve me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Guvernatori Gent Sejko tha se të dhënat e sektorit bankar janë të qëndrueshme ndërsa pavarësisht krizës ekonomike niveli i kredive me probleme regjistroi vlerën më të ulët gjatë dekadës së fundit.
FMN nga ana e saj rekomandoi vijimin e politikës monetare lehtësuese për të rritur stimulin në ekonomi, ndërsa theksoi nevojën për përshpejtimin e reformave në përmirësimin e klimës së investimeve.
Tv Klan