“Ekonomia në recesion, pas pandemisë duhet konsolidim fiskal”

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka mbyllur takimet të zhvilluara online këtë herë, me institucionet shqiptare. Fokusi i diskutimeve ka qenë ecuria e ekonomisë shqiptare, e cila pritet që këtë vit të jetë në një recesion të fortë për shkak të goditjeve të pandemisë dhe tërmetit.

FMN ka kërkuar që qeveria të vijojë konsolidimin fiskal: rritjen e të ardhurave, uljen e borxhit dhe shpenzimeve publike, propozime që u pranuan nga Ministria e Financave dhe që do të zbatohen pas përfundimit të efekteve të pandemisë.

Në takimet me Bankën e Shqipërisë, guvernatori Gent Sejko ka theksuar se pandemia dha efekte të konsiderueshme e se ecuria e saj sjell pasiguri të shtuara për ekonominë në të ardhmen.

Kreu i Bankës Qendrore u shpreh se masat e marra ishin të duhura, në ndihmë të biznesit dhe familjeve të prekura nga kriza, ndërsa nënvizoi se politika monetare do të mbetet lehtësuese.

Tv Klan