Ekspertët parashikojnë rritje me 6% të ekonomisë botërore dhe thellim të pabarazisë

Fondi Monetar Ndërkombëtare parashikon rritje ekonomike botërore 6% për vitin 2021. Ky parashikim i cili është më pozitiv se Janari i këtij vitit për ekspertët e ekonomisë do të shoqërohet me pabarazi të mëdha pasi Covid-19 po thellon hendekun mes të varfërve dhe të pasurve.

FMN e argumenton rritjen ekonomike me masat e marra si ekonomike ashtu edhe shëndetësore në disa vende, kundër Covid-19. Banka Federale Amerikane e Rezervave llogarit që SHBA të ketë këtë vit rritje të prodhimit bruto në vend prej 6,5 përqindësh.

Vendet në zhvillim dhe vendet që pritet të kalojnë në grupin e vendeve të industrializuara, e arrijnë nivelin ekonomik të para krizës vetëm në vitin 2023, me përjashtim të Kinës, e cila ka arritur nivelin e parakrizës që vitin e kaluar ndërsa këtë viti parashikohet rritja 8.4% ndërsa për Gjermaninë prognozat japin rritje ekonomike 3,6 përqind.

FMN mendon se në vitin 2020 rreth 95 milionë vetë kanë rënë në varfëri dhe 80 milionë të tjerë janë më pak të ushqyer se më parë. Ekspertet thonë se shumë gjëra varen nga “konkurrenca midis virusit dhe vaksinës”.

Me përmirësimet e shpejta mund të pritet edhe një rritje më e madhe ekonomike, por kriza mund të zgjasë edhe më shumë nëse krijohen variante virusi kundër të cilave nuk funksionojnë vaksinat.

Klan News