“Duhet mbështetje për familjet në nevojë”

Shefja e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Jan Sun, deklaroi sot në një konferencë për mediat  se rritja e çmimeve ku përfshihet edhe energjia elektrike, paraqet rrezikshmëri për ekonominë.

Ajo sugjeroi që të ketë një mbështetje të targetuar për familjet në nevojë dhe jo me bazë të gjerë. Sun u shpreh kundër heqjes së TVSH për produktet ushqimore, një propozim ky i opozitës, pasi sipas saj kjo nuk përkthehet në ulje të çmimeve.

Të njëjtin qëndrim për reduktimin e TVSH nga shporta e produkteve e mbajti edhe ministrja e financave Delinda Ibrahimaj. Ajo tha se në vijim fokusi i qeverisë do të jetë tek rritja e bazës së tatueshme dhe ulja e borxhit.

Ndërsa guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se ekonomia shqiptare është në rrugën e saj drejt rimëkëmbjes, dhe se reformat strukturore, kanë mundësuar një zhvillim më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm të vendit në planin afatgjatë.

Tv Klan