1 në pranga dhe 10 të shoqëruar për verifikim është rezultati i disa kontrolleve të befasishme të kryera nga autoritetet policore në qytetin e Shkodrës.

Kështu, burime zyrtare sqarojnë se në pranga përfundoi Fatjon Boshnjaku 35 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në makinë, në një çantë dore, 35-vjeçarit iu gjet një pistoletë Glock, me krehër dhe fishekë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në lokalet e natës nga FNSH dhe policia lokale u shoqëruan për verifikim 10 persona.

/tvklan.al