Fodor’s Travel: Shqipëria, një parajsë e pashkelur
“Është më i përballueshëm se Kroacia e Greqia”
Rregulli pushime të paharrueshme me shpenzime të majme, ka ndryshuar. Pushuesit janë në kërkim të udhëtimeve me më pak kosto, në vende të reja, që ofrojnë po të njëjta plazhe si destinacionet më të famshme dhe më të kushtueshme.
Ky vit kështu ka funksionuar për miliona turistë që kanë prekur Shqipërinë në këtë verë, ndërsa mediat ndërkombëtare kanë folur pikërisht për suksesin e kësaj formule.
Shqipëria vazhdon të jetë në listën e sugjerimeve se si ajo për nga bukuritë e natyrës nuk ngelet mbrapa me Kroacinë dhe për nga plazhet as me Greqinë.
Nësë në këto dy vende të tejmbushura me turistë, do të lodheni nga fluksi i madh, në këtë vend të vogël dhe jo të tejmbushur me njerëz mund të pushosh qetë, lirë dhe të frekuentosh të njëjtat plazhe dhe Gjire si në Greqi.
Fodors Travel, përmbledh në një artikull një paketë të plotë turistike. Jo vetëm me plazhet por edhe me qytetet historike të veçanta si askund tjetër. Edhe akomodimi, merr një notë mirë me investimet e fundit.
Për këdo që do turizmin malor, në veri gudiat truistike ofrojnë udhëtime të organizuar mirë, ku mund të eksploroni ehde fshtarat të vegjël. Çfarë duhet më për t’i bërë pushimet tuaja të bukura?
Nëse destinacionet e njohura janë të parashikueshme, Shqipëria lë vend për surpriza. Koha më e mirë për ta vizituar është tani teksa ende nuk është bërë pika e ardhshme e rëndësishme e turizmit në Europë.
Tv Klan