Mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë”, kryeministri Edi Rama gjatë një lidhje direkte është “përplasur’ me Arian Curin i cili ndodhej në studio.

Në nisje të intervistës, Rama dhe Curi kanë pasur një debat, pasi sipas kryeministri Curi nuk e lejonte të fliste duke e ndërprerë.

Arjan Çani: Si nuk ke frikë se mos infektohesh, se unë jam 52 vjeç,ti je 56… jemi në një moshë delikate…

Edi Rama: Nëse i ruan srikt ato rregulla që duhen respektuar, nuk ka rrezik.

Arjan Çani: Por mos harro se je nga të parët që kë thënë se 80% do infektohen…

Arian Curi: Që ka dhënë numra fataliteti…

Edi Rama: Çfarë ka ndryshuar nga kjo?

Arian Curi: Me numrat, se unë bëra një llogari të thjeshtë, i bie që 4-5 mijë veta të kenë nevojë për një kujdes intensiv…

Edi Rama: Mbi ç’bazë? Mbi cilat numra?

Arian Curi: Ato që keni thënë…

Edi Rama: Jo, jo, 80% e atyre që do infektohen nuk do ndjejnë asgjë. Ndërkohë që i jam referuar kancelares gjermane…

Arian Curi: Ndërkohë që 70% i 2 milion-shit do infektohen gjithsesi, e zëmë se janë 2 milion, po e zë 3… 7 herë 3= 21… pra 2 milionë shqiptarë do infektohen detyrimisht sipas këtyre shifrave deri në fund, nga këta 5% do kenë nevojë për kujdes intensiv, nëse kryeministri ka numra të tjerë le të mi thotë.  Sa shqiptarë sipas përllogaritjeve do kërkojnë kujdes mjekësorë?

Edi Rama: Se mu duke sikur po dëgjoja 7 herë 7= 42, se unë nuk e mbarova…

Arian Curi: E marrim me radhë po deshe, se jam çik më i fortë nga ajo anë.

Edi Rama: Me radhë i bie të flas unë, se s’kemi ca marrim me radhë…

Arian Curi: Fol ti se flas unë pas teje s’ka problem.

Edi Rama: O Arjan kush është ky që  ndërhyn? Ky Ariani? Pusho tani!

Arian Çani: Fillove tani?

Edi Rama: Dëgjo tani… tani do flasim apo do ndërhyjmë gjithë kohës? Se jam dhe larg! /tvklan.al