Spikeri i lajmeve Erion Zeqiri dhe e dashura e tij Blerta Ligaj, kanë qenë të ftuar në emisonin e pasditet tek Rudina, ku kanë folur më gjatë për lidhjen e tyre të dashurisë, njohjen dhe takimin e parë. Çifti shprehet se takimi i parë u bë në një kafe dhe nuk pati asnjë propozim sepse çdo gjë erdhi natyrshëm.

Rudina Magjistari: Si ishte takimi juaj i parë?

Erion Zeqiraj: U takuam dhe u ulëm në një kafe, biseduam për gjëra të ndryshme, për yjet, qiellin dhe për jetën. Vetëm për sportin harruam të flisnim (qesh).

Blerta Ligaj: Unë isha shumë në siklet, kurse natyra e Erionit është shumë komod dhe më ka bërë të ndihem mirë në çdo moment.

Rudina Magjistari: Po më pas, pati një propozim romantik?

Erion Zeqiri: Jo nuk kishim kështu gjërash, erdhi shumë natyrshëm, derisa erdhi momenti i puthjes së parë./tvklan.al