Këngëtarja amerikane shet 846 mijë kopje në vetëm 7 ditë

Nuk kishte treguar se po punonte për një album të radhës Taylor Swift. Madje asnjë paralajmërim nga ana e saj në rrjetet sociale, por 17 këngët e fundit të këngëtares amerikane të përmbledhura në nje CD me titullin “Folklore”, kanë thyer rekorde.

Taylor Swift  i ka mjaftuar vetëm një javë për ta bërë albumin më të shiturin e vitit në SHBA me 846,000 kopje të shitura.

“Folklore” ka regjistruar 80.6 milionë shikime në vetëm një ditë në Spotify, duke e bërë të parën artiste femër që ka një sukses të tillë.

Po biondja që ka hyrë herët ne zemrat e amerikanëve, është e para në historinë amerikane të muzikës që ka shtatë albume me më shumë se 500,000 kopje të shituara në një javë.

Tv Klan