Në studion e “Milori Live” në Klan News, ka qenë e ftuar Jozefina Topalli e cila u pyet për lëvizjen e Berishësh. Ajo shprehet se lëvizja e tij është e pabesueshme dhe tepër unike.

Jozefina Topalli: E pabesueshme, e pabesueshme, pas 8 vitesh që ke dhënë dorëheqjen dhe je larg vendimmarrjes, të kesh gjithë atë energji dhe të mobilizohesh ashtu është unike, unike, nuk ndodh.

Mirela Milori: Ka një me akulpa në qasjen e tij me bazën, e ndjeni?

Jozefina Topalli: Përpara se të hyja këtu në studio, ishte një vajzë që më tha po si të dolën të gjitha fjalët? Po kam marrë shumë mesazhe, shumë komente në mediat sociale të cilat janë shumë të sinqerta dhe shumë të drejta me veten dhe me mua. Më kanë thënë që të kemi kritikuar, kemi bërë komente kundra teje dhe të kërkojmë ndjesë.

Unë nuk kërkoj të më thonë ndjesë sepse nuk është faji i tyre që e kanë menduar propagandën dhe e kanë besuar propagandën e Lulzim Bashës sepse ata nuk kanë qenë në majë të pushteti siç kam qenë unë për të kuptuar se çfarë po ndodh. /tvklan.al