Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, ka udhëtuar sot drejt Korçës për të qenë i pranishëm në “Foltoren” e ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Ndërkohë dhe qindra qytetarë të tjetër i janë bashkuar “Foltores” së Berishës në qytetin e Korçës.

Stresi njihet si një nga mbështetësit e Berishës dhe gjithmonë merr pjesë në aktivitetet e organizuara nga Partia Demokratike, ku në disa protesta është bërë protagonist.

Kujtojmë se këngëtari kohët e fundit ka jetuar në Londër, por është rikthyer disa ditë më parë. Ndërsa në mëngjes Stresi, duke iu uruar ditëlindjen e 77-të ish-Kryeministrit Sali Berisha, i bëri dhuratë një buqetë me lule blu./tvklan.al