Fond i ri me 150 libra të periudhës bizantine


Fond i ri me 150 libra të periudhës bizantine

20:40 08/02/2024

Dhurohen nga Instituti Helenik i Venecias

Fondi i Bibliotekës Kombëtare pasurohet me 150 libra dhe periodike të periudhës Bizantine dhe post-bizantine, me shumë interes për studiues e historianë që studiojnë pikërisht këtë periudhë.

Më shumë sesa ngjarje të rëndësishme politike të asaj periudhe këto vepra pasqyrojnë jetën e përditshme të pellgut mesdhetare, mes tyre edhe të dhëna për jetën në Shqipëri.

Ky fond i dhurohet bibliotekës, nga Instituti Helenik i studimeve Bizantine dhe post- bizantine në Venecia, pas nënshkrimit të një memorandum bashkëpunimi para dy vjetësh nga këto dy institucione. Bizantologja Katerina Korre na jep disa informacione se çfarë përmban ky fond.

“Ky koleksion pasqyron në mënyrë të hollësishme periudhën bizantine në Europën Qendrore dhe Mesdhetare. Këto libra pasqyrojnë jetën e përditshme të komuniteteve nën perandorinë bizantine. Këtu mund të gjejnë toponime të ndryshme, emra të familjeve shumë të njohura dhe me ndikim në atë kohë, por edhe ngjarjeve të rëndësishme”, tha Korre.

Pas invetarizimit, këto vepra do të vihen në dispozicion për të gjithë të interesuarit.

Tv Klan









Të ngjashme