Përveç planit kombëtar të mjedisit i përgatitur para 5 vitesh, nga krerët e bashkive nuk ka patur përpjekje për hartimin e planeve lokale dhe si pasojë mjedisi në të gjitha qytetet e Shqipërisë pësoi një ndotje dhe shkatërrim total.

Për të përmirësuar diçka në këtë fushë, Qëndra Rajonale e Mjedisit në bashkëpunim me fondacionin SOROS, organizuan një takim më përgjegjësit e sektorit të mjedisit në bashkitë e vendit.

Hartimi i këtij plani rajonal ka ngjallur diskutime mes ambientalistëve bashkiakë. Një plan i ngjashëm është zbatuar vetëm në Tiranë ku pritet të zhvillohet dhe në dy qytete të tjera si Fier dhe Peshkopi.

Plani Rajonal i Mjedisit tregon se ne vetvete theksi duhet të vendoset në aksione dhe programe konkrete. Në plane të tilla që synojnë mbrojtjen e mjedisit duhet të kontribuojnë dhe banorët e zonës përkatëse. Sipas organizatorëve, prioritetet që do të ndiqen janë : ndotja e arjit, ndotja e ujitn të pijshëm si dhe ndotja e tokës./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj