Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ka katër vjet që fondacioni SOROS po inicion në Shqipëri projektin e internetit. Ky projekt ka lidhje satelitore me projektin botëror të internetit dhe u ofron falas shërbimin e internatit gjithë institucioneve akademike. Deri sot për këtë projekt janë shpenzuar për këtë projekt mbi 500 mijë dollarë.

Fondacioni SOROS në bashkëpunim me INIMA dhe Universitetin Politeknik organizoi një seminar treditor me temën “Interneti dhe teknologjitë e fundshekullit”. Ky është seminari i tretë me mbi 40 pjesmarrës nga të gjitha institucionet. Ideja e tij është të krijojë një brez të kualifikuar teknikësh në lidhje me internetin në institucionet akademikë në mënyrë që ato në të ardhmen të përbëjnë rrjetin akademik.

Nga ana institucionale është hedhur ideja e krijimit të një institucioni që do të merret me administrimin e këtij rrjeti akademik. Pjesmarrësit në seminar u pajisen me certifikatat përkatëse./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti