Eksperti i fondeve europiane, Ergis Sefa shpjegon në emisionin “Pro Business” në Tv Klan se si të kapim rreth 922 milionë Euro në 3 vitet e ardhshme dhe çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të përfituar maksimalisht.
Sefa thekson se vendi ynë është në një fazë strategjike për të hyrë në tregjet e financimeve alternative, falë procesit të integrimit europian.
“Procesi i integrimit po rrit besueshmërinë ndaj investitorëve të huaj”, thotë ai.
Nga studioja e “Pro Business”, eksperti i fondeve evropiane, Ergis Sefa renditi të pengesat që mund të hasen për të përfituar nga fondet e Bashkimit Europian. Në radhë të parë ai renditi mungesën e njohurive për financimet alternative në bizneset shqiptare.
Kapacitete e kufizuara profesionale për hartimin e projekteve konkurruese, Sefa i cilësoi gjithashtu si një pengesë tjetër. Në vend të tretë eksperti i fondeve evropiane renditi procedurat komplekse të cilat pengojnë përthithjen e fondeve.
Ergis Sefa tregoi për publikun dhe kategorinë përfituese nga fondet e Bashkimit Europian. Bizneset me 2-3 vjet përvojë që duan të zgjerohen janë përfitues. Gjithashtu programet e prioritetit ku përfshihet energjia e rinovueshme, digjitalizim, turizmi i qëndrueshëm, prodhimi dhe manifaktura.
“Start-up-et ose individët me ide janë përjashtuar nga këto programe”, sqaron Sefa.
Ndërsa Shqipëria ka stabilitet makroekonomik (rritje 3.5-3.8%), përthithja e fondeve mbetet e ulët për shkak të mungesës së ekspertizës në bizneset e vogla dhe dobësisë administrative në sektorin publik.
Në fund Ergis Sefa pati një mesazh për të gjitha bizneset.
“Mos u dorëzoni pas refuzimit të parë! Aplikoni përsëri dhe përdorni mundësinë e financimeve europiane”, th ai./tvklan.al