Rënie në infrastrukturë, rritje në mirëmbajtje dhe paga

Investimet e buxhetit të shtetit në 7 muajt e parë të vitit ranë me 4.5% krahasuar me një vit më parë, ndërsa shpenzimet për mirëmabjtje, personelin dhe pagat shënuan rritje.

Veprat me financim të huaj janë edhe ato të cilat nuk kanë marrë mbështeteje në fonde publike, sidomos sa i përket investimeve në fushën e energjisë elektrike.

Në total buxheti i shtetit ka arritur që të përdorë vetëm 37% të totalit të fondeve për rrugë, shkolla dhe vepra të tjera në infrastrukturë, duke shpenzuar në total 330 milionë Dollarë nga 900 që është miratuar në buxhet dhe afro 20 milionë Dollarë më pak se shpenzimet e një viti më parë.

Me renie janë edhe ndarja e fondeve për kompensimin e ish-pronarëve, të cilat janë ezauruar në masën 29%. Buxheti ka dhënë për këtë kategori vetëm 14 milionë Dollarë nga 50 milionë që është fondi total.

Edhe shpenzimet e arsimit të lartë kanë shënuar ecuri të dobët, duke u shpenzuar vetëm 18% të fondeve, ndërsa zëri i subvencioneve është ezauruar vetëm 40%.

Sipas llojeve të shpenzimeve, deri më sot buxheti ka dhënë më shumë fonde për mbrojtjen sociale, arsimin dhe shëndetësinë.

Tv Klan