Komisioni Shteteror i Zgjedhjeve ka miratuar fondin që do t’u shpërndahet partive politike për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjithsej janë dhjetë parti të cilat do të përfitojnë si paradhënie një fond të caktuar nga buxheti i shtetit për të bërë fushatën elektorale e cila fillon brenda pak ditësh.

Por fondin më të madh e marrin partitë të cilat kanë marrë më shumë vota në zgjedhjet e kaluara. Fonde nga buxheti i shtetit për të bërë fushatë do të përfitojnë edhe partite e vogla të cilat e kanë kaluar pragun e 1%.

Kështu për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pra për datën 25 prill përfitojnë para për fushatë, Partia Socialiste e Shqipërisë merr 55,826,750 Partia Demokratike përfiton vlerën prej 33,318,149, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim do të përfitojë 18,975,182 lekë.

Nga buxheti i shtetit do të marrë edhe Partia Republikane, Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Partia Fryma e Re Demokratike, Partia Demokristiane, Partia Social Demokrate dhe Partia Bindja Demokratike.

Klan News