Disa vende evropiane mund të mos i shpenzojnë të gjitha paratë dhe kjo mund  të dëmtojë reputacionin e Bashkimit Europian

Rreziku që qeveritë e Bashkimit Evropian nuk do të jenë në gjendje të shpenzojnë paketën më të madhe të ndihmës në historinë e tij po rritet ndërsa anëtarët përpiqen të përmbushin afatet e vendosura nga blloku.

Reuters raporton se vështirësitë në rinegocimin e planit të rimëkëmbjes pas pandemisë prej 724 miliardë Eurosh më pak se dy vjet pasi u miratua tregon se nëse të gjitha paratë nuk shpenzohen, kjo do të ketë një kosto reputacioni për BE.

Çështja më e nxehtë do të jetë sigurimi në unanimitet nga 27 anëtarët e bllokut për zgjatjen e disbursimit të financimit përtej vitit 2026, gjë që do të kërkonte miratimin në parlamentet e secilit prej vendeve, duke përfshirë Hungarinë dhe Poloninë, të cilat tashmë janë në kundërshtim me BE-në dhe mund të përdorin mbështetjen e tyre si levë për të siguruar koncesione.

Qasja e Polonisë në afro 36 miliardë euro fonde varet nga një rishikim i sistemit të saj gjyqësor . BE-ja ngriu 5.8  miliardë Euro derisa Hungaria të zbatojë masat për të frenuar korrupsionin dhe për të rritur pavarësinë e gjyqësorit të saj.

Vendet janë tashmë prapa. Ndërsa piketat dhe objektivat duhet të arrihen deri në gusht 2026, 70% e grandeve dhe huave duhet të ishin përdorur deri në vitin e kaluar dhe pjesa e mbetur deri në vitin 2023. Shuma aktuale e përdorur deri më tani është rreth 20%, sipas të dhënave të BE-së.

Marrësit e fondeve thonë se rritja e kostos së lëndëve të para, lufta në Ukrainë dhe pengesat e zinxhirit të furnizimit kanë vonuar zbatimin e projekteve të rimëkëmbjes. Rumania dhe Portugalia janë dy vendet që shtyjnë më shumë për të zgjatur afatin 2026 dhe Spanja dhe vendet e tjera të Evropës Lindore po mbështesin të njëjtin vendim, ndërsa disa vende të tjera europiane si Italia deri më tani nuk ka kërkuar një zgjatje të afatit përtej vitit 2026, pasi dëshiron që Brukseli të marrë parasysh ndikimin negativ.

Klan News