Paulo Fonseca është pranë shkarkimit nga drejtimi i Milanit. Në rast të një humbje në derbin ndaj Interit, largimi i portugezit nga stoli, do të ishte i pashmangshëm.

Emrat e përfolur për ta zëvendësuar kanë qenë të shumta, ndërsa në skenë së fundmi, ka dalë një kroat.

Bëhet fjalë për Igor Tudor, i cili në sezonin e fundit, ishte në drejtimin e Lazios në Serinë A. Tekniku 46-vjeçar pëlqehet shumë nga Zlatan Ibrahimovic dhe mund të ulet në stolin e kuqezinjve.

Gjithçka do të vendoset pas ditës së diel, kur është planifikuar të luhet edhe derbi Inter-Milan.

Emrat e tjerë të përfolur për stolin e Milanit, janë edhe Sarri, Allegri, Terzic apo edhe Tuchel. /tvklan.al