“Krahu i punës, më i lirë dhe më afër”

Përhapja e koronavirusit mund të shënojë fundin e Kinës, si qendra e industrisë prodhuese globale. Dhe Shqipëria mund të jetë pjesë e vendeve që do të plotësojnë vakumin që do të lerë gjigandi botëror.

Një ide e tillë hidhet në një analizë mbi sfidat e reja të krijuara pa pritur për ekonominë globale, publikuar nga revista prestigjioze “Forbes” me autor Kenneth Rapozën, që ka raportuar si për dhjetëra të përditshme globale mes të cilave edhe për Ëall Street Journal. Ndër të tjera, në analizë shkruhet:

“Farmacitë në disa pjesë të Europës njoftuan se nuk mund të furnizoheshin me maska kirurgjikale, sepse të gjitha prodhohen në Kinë. A nuk mund t’i bëjë Shqipëria këto gjëra për ju? Kostot e krahut të punës së tyre duken se janë më të ulëta madje edhe se në Kinë dhe janë më afër”.

Po ashtu, në analizën e “Forbes” parashikohet që Meksika të jetë “Kina e re” në fushën e industrisë, si një prej vendeve që i ka dhënë fund mosmarrëveshjeve tregtare me Shtetet e Bashkuara dhe që shihet nga investitorët si vendi me më pak probleme për eksportet drejt tregut të madh amerikan.

Një tjetër tregues se koronavirusi e ka ndalur industrinë kineze janë edhe këto pamje satelitore të NASA-s. Pamjet bëjnë krahasimin mes Janarit dhe Shkurtit, para dhe pas përhapjes masive të koronavirusit në Kinë. Niveli i ndotjes industriale bie në mënyrë drastike pas përhapjes së koronavirusit.

Tv Klan