putin

Vladimir Putin është njeriu më i pushtetshëm në Planet dhe po e mban kwtë post për të tretin vit rradhazi. Revista prestigjoze “Forbes” e vendos atë në krye të listës, të ndjekur më pas nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila lë në vendin e tretë presidentin amerikan, Barak Obama.

Siç shkruan revista: “Putin vazhdon të dëshmojë se ai është ndër të paktët burrat e fuqishëm në botë që bën çfarë dëshëron dhe ia del. “Pas marrjes së Krimesë u vendosën sanksione ndërkombëtare kundër tij, që gjunjëzuan rublën dhe e zhytën Rusinë në recesion “-shkruan revista-, “por për asnjë çast të vetëm nuk cënuan Putinin”.

Merkel, ngjitet nga vendi i pestë në atë të dytë. Kancelarja e Gjermanisë është shtylla kurrizore e Bashkimit Europian dhe veprimet e saj vendimtare për krizën e refugjatëve dhe atë të borxhit të Greqisë, e ngjitën atë në klasifikim. Ndërsa zbritja e Barak Obamës nga vendi dytë në tretin, nuk lidhet me atë që janë Shtetet e Bashkuara, si fuqia më e madhe ekonomike, diplomatike, kulturore, teknologjike dhe ushtarake, por me vitin e fundit të Presidencës së tij.

Klasifikimi vijon me Papa Franceskun në vendin e katërt, presidenti kinez, Shi Xhinping, që ka humbur dy pozicione në renditje, dhe themeluesine Microsoft, Bill Gates.

Tv Klan