Forbes rendit Kim Kardashian në listën e miliarderëve të botës



Forbes rendit Kim Kardashian në listën e miliarderëve të botës

12:37 07/04/2021

Kim Kardashian është renditur si një nga miliarderet më të reja në glob.

BBC shkruan se pasuria neto e Kim arriti në 1 miliardë dollarë, falë kompanisë së saj të produkteve kozmetike e veshjeve, si dhe nga të ardhurat në Televizion.

Ajo tanimë është pjesë e 2.755 figurave në Listën e Miliarderëve të Botës të revistës së njohur Forbes. Themeluesi i Amazon Jeff Bezos, ndodhet i pari listës me një pasuri prej 177 miliardë dollarësh.

Po ashtu, edhe ish-bashkëshorti i Kim, reperi i njohur Kanye West, është pjesë e listës, me 1.8 miliardë dollarë pasuri.

Forbes llogariti që vlera e 40-vjeçares ishte rritur në 1 miliard dollarë nga 780 milion dollarë në Tetor, falë aksioneve në biznesin e kozmetikës KKW Beauty dhe kompaninë e veshjeve të formave Skims.

Projekti i saj më i fundit Skims ofron të brendshme dhe rroba shtëpie në stilin minimalist dhe ka rezultuar i suksesshëm gjatë periudhës së punës nga shtëpia.

Klan News







Të ngjashme