“Forbes” thur lavde për Bleonën

“Forbes” thur lavde për Bleonën

12:50 02/02/2016 Bleona-Qereti-Superstar

“Bleona Qereti, e njohur si ‘Bleona’, konsiderohet si “Madonna e Shqipërisë” dhe është e njohur për vetëbesimin e pakushtëzuar dhe performancat provokuese”,

kështu e përshkruan revista prestigjoze “Forbes”, Bleona Qeretin, në një shkrim dedikuar artistes shqiptare.

Në një shkrim të gjatë që revista i ka dedikuar këngëtares shqiptare, e cila jeton prej vitesh në SHBA, përveç sukseseve të arritura gjatë këtyre viteve, “Forbes” thekson se ajo që e veçon Bleonën nga yjet e tjera të pop – it është vetëfinancimi dhe pavarësia ekonomike e saj.

Revista bën një përmbledhje të jetës së Bleonës që kur ajo ishte fëmijë, duke treguar hap pas hapi sakrificat e këngëtares për të t’ia dalë në industrinë e muzikës, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

“Forbes” thekson se Bleona ka publikuar 8 albume, ka shitur 1.5 milionë të tillë, ka fituar disa çmime, është shfaquar në mbi 35 kopertina revistash dhe ka performuar për miliona fansa anembanë botës.

Duke vlerësuar mbi të gjitha origjinalitetin dhe vendosmërinë për t'ia dalë mbanë, revista liston edhe disa prej bashkëpunimeve me emra të njohur si producentin Timbaland, Petey Pablo e Brasco.

Vetë këngëtarja, ka zbuluar se për albumin e radhës ka bashkëpunuar me producentë si RoccStar, Fuego e Rodney ‘Darkchild’ Jerkins.

Ndërkohë, ish – mentorja e “X – Factor Albania”, pas suksesit me hitin dance “Take You Over”, aktualisht po punon për të sjellë një tjetër këngë, që do t'i përkasë rrymës pop dance, një projekt të cilin ajo po e realizon në studion e “Audacious Records”. /tvklan.al
Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT

“Forbes” thur lavde për Bleonën

“Forbes” thur lavde për Bleonën

12:50 02/02/2016 Bleona-Qereti-Superstar

“Bleona Qereti, e njohur si ‘Bleona’, konsiderohet si “Madonna e Shqipërisë” dhe është e njohur për vetëbesimin e pakushtëzuar dhe performancat provokuese”, kështu e përshkruan revista prestigjoze “Forbes”, Bleona Qeretin, në një shkrim dedikuar artistes shqiptare.