Forca Detare shpëton 2 peshkatarë

Forca Detare shpëton 2 peshkatarë

09:19 21/04/2019

Dy peshkatarë u shpëtuan mëngjesin e kësaj të diele në Vlorë. Sipas një njoftimi zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes, peshkatarëve u erdhi në ndihmë anija “Mati”.

Anija “Mati” e Forcës Detare Shqiptare shpëtoi 2 peshkatarë në det të hapur, në perëndim të gadishullit të Karaburunit. Peshkatarët kërkuan ndihmë dhe u gjetën 8.8 milje larg Kepit të Gjuhëzës, nga anija e gatshme në ishullin e Sazanit

“, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

2 peshkatarët G.L dhe A.H, si dhe mjeti lundrues “Syri 2366” u rimorkiuan pa probleme në Triport.

/tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT